​Gjenerali Clark sot në Kosovë

 
 
Sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.
Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për media.
Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Back to top button