Gjenerali Wesley Clark të mërkurën viziton Kosovën

 
Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, të mërkurën në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Kjo u bë e ditur nga ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook.
“Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark”, ka shkruar Mehaj.
Gjeneral Clark, do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror.
Mehaj i ka uruar mirëseardhje në Kosovë gjeneralit duke theksuar se qytetarët e Kosovës janë të bekuar me të dhe SHBA-në./21Media

Back to top button