Arrestohet një polic, dyshohet se ngacmoi një grua

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale ngacmim.
Siç njofton IPK-ja, rasti ka ndodhur në Lipjan, ku zyrtari dyshohet se ka ngacmuar një grua, shtetase të Shqipërisë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftimin e IPK-së./21Media

Back to top button