Gjeorgjia do të aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE
Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, njoftoi partia e saj në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane.
Ky vendim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian mbështeti ofertën e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.
Kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze u tha gazetarëve se po i bënte thirrje BE-së “të shqyrtojë kërkesën tonë në mënyrë urgjente dhe të marrë vendimin për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE”.
Në Gjeorgji ka pasur protesta të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës, përcjellë rtv21.tv
Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane – Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë – që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej tyre./21Media