Gjergj Dedaj u kontaktua nga Gjykata Speciale

 

Gjergj Dedaj, ish-kryetar i Partisë Liberale të Kosovës sot informoi se është kontaktuar nga Gjykata Speciale. Dedaj u shpreh se prokurori i Gjykatës në Hagë mbrëmë nuk ia ka specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë.

“Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim! I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.”, shkroi ndër të tjera Dedaj në facebook.

Ai deklaroi se është i gatshëm t’iu përgjigjet ftesave të gjykatës Speciale.

“Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masakrave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhunimeve dhe afer 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove! Mbase keto krime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!”, shtoi më tutje Dedaj./21Media

U kontaktova nga Gjykata Speciale !

Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam…

Posted by Gjergj Dedaj on Saturday, January 23, 2021

Back to top button