Gjermanët depozitojnë miliona euro të pista pas përmbytjeve

Banka qendrore e Gjermanisë thotë se janë vërshuar 50 milionë euro pas përmbytjeve vdekjeprurëse të korrikut.
Bundesbank tha se qytetarët kanë dorëzuar bankënota që janë dëmtuar nga vërshimet dhe shpesh janë ndotur edhe me naftë, me ujëra të zeza apo baltë.
Banka tha se ata zakonisht marrin fatura të dëmtuara me vlerë rreth 40 milionë euro në vit. Por, këtë vit, ka marrë bankënota të dëmtuara në vlerë 51 milionë euro nga zonat e përmbytura në perëndim të Gjermanisë nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, transmeton rtv21.tv.
Gjermanët ende kanë tendencë të përdorin më tepër kesh sesa personat në shtetet tjera të Evropës.
Më shumë se 180 njerëz vdiqën në Gjermani dhe qindra të tjerë u lënduan nga përmbytjet./21Media

Back to top button