Një projekt i ri muzikor së shpejti nga Vesa?

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, i ka munguar skenës muzikore për një kohë të gjatë, pasi ajo ishte tërësisht e përkushtuar në familjen dhe jetën e saj në Zelandën e Re.
Së fundmi, e pyetur se kur do të publikojë një këngë të re, Vesa tha se ka këngë që i ka realizuar, por që nuk i ka publikuar.
“Cdo kang qe e kam realizu deri tash e kam pas per qellim me i rezistu kohes.. kam shume kang qe i kam realizu kete vit e qe i kam hudh ne kosh te plehrave – thjesht skan qene ato te duhurat.. tash qe jam ne token time besoj edhe frymezimi eshte ma pozitiv”, ka shkruar Vesa në Instagram.

Tutje, Vesa u pyet se pse nuk është pjesë e televizionit, me këtë rast artistja tregoi se sa shumë i ka munguar familja dhe se është munduar që gjithë kohën e humbur ta shfrytëzoj me ata.
“E kam vujt shumë mungesen e familjes këto dy vjet e jam mundu me shiju cdo moment.. Tani fillon puna.. (veq edhe pak te cmallem)”, ka shkruar Vesa në Instagram./21Media

Back to top button