Gjermania do të heqë testimin falas për COVID-19

Qeveria gjermane ka rënë dakord të heqë testimin falas për virusin korona, i cili, sipas mediave, paraqet një detyrim indirekt për të vaksinuar.
“Nuk është një detyrim i vaksinimit, por një çështje e drejtësisë”, theksoi qeveria, siç raportohet nga e përditshmja Bild.
Ministri i Financave nga radhët e SPD dhe kandidati për kancelarin e ardhshëm, Olaf Scholz, si dhe kryeministri bavarez, Marcus Schroeder, këmbëngulin në heqjen e shpejtë të testeve falas.
Scholz tha se për shkak të përparimit në vaksinim, testimi falas i nevojshëm për përdorimin e hapësirave të caktuara në kohën e lirë do të hiqet në vjeshtë.
Në periudhën prill-qershor, 3.4 miliardë euro u shpenzuan në Gjermani për teste falas, të cilat janë të nevojshme për njerëzit e pa vaksinuar të hyjnë në restorante, disko dhe të tjera.
Siç ishte rënë dakord, testet falas nuk shfuqizohen vetëm për fëmijët që nuk mund të vaksinohen, ndërsa të gjithë të tjerët do të duhet të paguajnë për to.

Back to top button