Zjarret në Rugovë, ministri Mehaj tregon për gjendjen

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sonte ka informuar se operacioni i njësive të specializuara të FSK-së për lokalizimin e vatrave të reja të zjarrit të shfaqura në zonën pyjore në Shtupeq të Madh të rajonit të Rugovës është zhvilluar nga orët e mëngjesit dhe po vazhdon edhe në këto momente.
Siç ka bërë të ditur ministri, operacioni është zhvilluar gjatë ditës në koordinim dhe bashkëpunim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it dhe njësisë së zjarrfikjes nga komuna e Pejës.
“Janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre. Njësitet tona edhe pse ishin të gatshme për reagim në Shirokë të Suharekës, fatmirësisht, zjarri u lokalizua paraprakisht nga autoritetet civile.”, ka shkruar ministri Mehaj në facebook.
Mehaj ka shtuar sjendja është duke u monitoruar pandërprerë dhe FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet në dispozicion./21Media

Back to top button