Gjermania do t’i trajnojë ushtarët ukrainas në sistemin e raketave të shumëfishta

Ushtria gjermane po planifikon të trajnojë ushtarët ukrainas në Sistemin e Raketave të Shumëfishta “Mars II”, tha të mërkurën në parlamentin gjerman ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.
Trajnimi që do të kryhet në Gjermani mund të fillojë që në fillim të javës së ardhshme, tha Lambrecht, duke shtuar se pasi të jenë përfunduar këto udhëzime, mund të fillojë dorëzimi i atij sistemi të armëve, shkruan CNN.
Gjermania do t’i dorëzojë tri sisteme të tilla në Ukrainë, ashtu sikur edhe Britania e Madhe, derisa SHBA do t’i dorëzojë katër sisteme të lëshimit të shumëfishtë të raketave (MLRS), shtoi ajo./21Media

Back to top button