Gjermania e rikthen në punë termocentralin me qymyr

Një termocentral me qymyr, i cili ishte çmontuar, është bërë i pari i këtij lloji që do të rikthehet sërish në rrjet në Gjermani, teksa debati është ndezur mbi mënyrën sesi ekonomia më e madhe e Evropës do të përballet pa gazin rus.
Objekti i cili është në pronësi të kompanisë çeke të energjisë EGH, ka marrë leje emergjente për të funksionuar deri në prill në një përpjekje për ta rritur prodhimin e energjisë.
Masa është përshkruar nga ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, një udhëheqës i Gjelbër, si një e keqe e domosdoshme, pasi ai pranoi se ishte një pengesë e konsiderueshme në përpjekjet e vendit për të trajtuar krizën klimatike, transmeton rtv21.tv.
Ndërkohë, të Gjelbërit të Gjermanisë përjashtuan mundësinë e zgjatjes së jetëgjatësisë së termocentraleve bërthamore që do të anulohen deri në fund të vitit.
Ricarda Lang, kryetarja e të Gjelbërve, të cilët janë në një qeveri koalicioni me Social Demokratët dhe FDP pro-biznesit, tha se një veprim i tillë nuk do të ndodhte për sa kohë që partia e saj të ishte në qeveri.
Gjermania është shumë e varur nga gazi rus dhe furnizimet përmes tubacionit të saj më të madh, Nord Stream 1 nëpërmjet Detit Baltik, janë aktualisht në rreth 20% të niveleve të pritura, në atë që është interpretuar gjerësisht si një lëvizje hakmarrëse nga Moska mbi sanksionet e vendosura si rezultat i pushtimit të Ukrainës.
Politikanët kanë paralajmëruar për kushtet e krizës këtë dimër dhe të ardhshëm, ndërsa Gjermania përpiqet të trajtojë mungesën e energjisë.
Janë vendosur kufizime për ngrohjen e ndërtesave publike, përfshirë pishinat dhe bashkitë, dhe bizneseve u është kërkuar që të lejojnë punëdhënësit të punojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur ngrohjen e blloqeve të mëdha të zyrave./21Media

Back to top button