Gjermania i’a dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do të përdoren nga Njësia FAST-ILECU

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë.

Zyrtarizimi i dorëzimit të tyre është bërë sot në një ceremoni, ku kanë marrë pjesë Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Automjetet do të jenë në shfrytëzim për Njësinë FAST-ILECU.“Këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Policia e Kosovës shpreh falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës. /21Media

Back to top button