Gjermania konfirmon dërgimin e tankeve në Ukrainë

Gjermania konfirmon se do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë
Qeveria gjermane ka konfirmuar se vendimi për dërgimin e 14 tankeve Leopard në Ukrainë u njoftua nga kancelari Scholz në një mbledhje të kabinetit këtë mëngjes.
Gjermania do të miratojë edhe eksportin e Leopardëve nga vendet e treta.
Gjermania ka konfirmuar se do të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë dhe do të autorizojë rieksportin e tyre nga vendet partnere.
Kështu ka njoftuar kancelari Scholz në një mbledhje të kabinetit këtë mëngjes.
“Ky vendim ndjek linjën tonë të njohur për të mbështetur Ukrainën me të mirën e aftësive tona.
“Ne po veprojmë në një mënyrë të koordinuar ngushtë ndërkombëtarisht,” tha Scholz.
“Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe Gjermania gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione”, shtoi ai.
Gjermania do të lëshojë lejet e duhura të transferimit për vendet partnere që duan të dorëzojnë me shpejtësi tanket Leopard 2 nga rezervat e tyre në Ukrainë/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?