Policia në kërkim të tri grave nga Prizreni, vodhën një telefon në një qendër tregtare

Policia e Kosovës në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje”, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.
“Me datën 29/12/2022 në ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovë.
Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave”, thuhet tutje në njoftim.
Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button