Gjermania me ligj të posaçëm për mbrojtjen e insekteve

Parashihet një fond me miliona euro

Gjermania po përgatit një ligj për mbrojtjen e insekteve, që parashikon ulje të përdorimit të pesticideve deri tek fondet kushtuar hulumtimeve mbi këtë çështje, njoftoi dje ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze.

Rreth gjysma e llojeve të insekteve të rëndësishme, si për ekosistemet ashtu dhe për ekonominë po zhduken në mënyrë të shpejtë në mbarë globin, ngre alarmin një studim.

”Ne qenieve njerëzore na duhen insektet, ato kanë nevojë të mbrohen me një ligj posaçërisht për ta’’, deklaroi ministrja Svenja Schulze për ‘Bild am Sonntag’.

Plani i veprimit për mbrojtjen e insekteve, që agjencia DPA ka mundur të konsultojë, parashikon një fond vjetor prej 100 milionë euro, përfshirë 25 milionë që do të përdoren për kërkime.

Back to top button