Gjermania me nevojë urgjente për fuqi punëtore të kualifikuar

“Nevojiten më shumë punëtorë të huaj”

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë më të kualifikuar për të mbushur boshllëqet në tregun e vendeve të punës dhe ruajtur stabilitetin e sistemit të mirëqenies sociale, deklaroi sot një anëtar i bordit të Ministrisë Federale të Punësimit.

Në qershor 2011, migrantët përbënin rreth 20% të punësimit, ndërsa në qershor 2019 kjo shifër arriti në 60%.

Përqindja e forcës punëtore të ardhur jashtë Bashkimit Evropian është rritur ndjeshëm.

“Nevojiten më shumë punëtorë të huaj për ta bërë sistemin e sigurimeve shoqërore më rezistent në të ardhmen”, deklaroi Daniel Terzenbach nga bordi i Agjencisë Federale të Punësimit.

Ai shtoi se konkurrenca globale për këta punëtorë është në rritje.

Back to top button