Gjermania mund të funksionojë edhe pa gazin rus

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck tha se Gjermania mund të mbijetojë pa gazin rus.
Habeck, i tha radios publike gjermane të mërkurën se vendi i tij mund të plotësojë nevojat e tij për energji pa gazin rus.
“Po mundet”, tha Habeck në përgjigje të pyetjes së Deutschlandfunk. Ai shtoi se konsumatorët do të marrin ndihmë nëse çmimet e energjisë rriten, transmeton rtv21.tv.
Habeck, një anëtar i partnerit të koalicionit qeverisës, të Gjelbërve, pranoi se nëse Gjermania do të ndërpriste furnizimet me gaz rus, fillimisht do të kishte një hendek që me siguri do të “rriste çmimet”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndaloi procesin e miratimit të lejes për një tubacion të diskutueshëm për të ofruar gaz nga Rusia./21Media

Back to top button