Shoferi ther një polic, përplas dy të tjerë

Disa policë dje janë sulmuar në Demir Hisar, njëri prej të cilëve është therur, ndërsa dy të tjerë janë goditur me veturë.
“Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë. ”, është bërë e ditur në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja është xhiruar me kamerë, shkruan TV21./21Media
https://twitter.com/egodollaric/status/1496112367146524680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1496112367146524680%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fdrame-ne-rruget-e-maqedonise-shoferi-ther-nje-polic-ndersa-perplas-dy-te-tjere%2F

Back to top button