Gjermania ndan një milion euro për FSK-në

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë nënshkruar të martën marrëveshje në vlerë prej 1 milion euro në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Rohde ka thënë se kjo marrëveshje është arritur në kuadër të Iniciativës Aftësuese dhe Përmirësuese, dhe se si e tillë do të sigurojë 10 palë rroba mbrojtëse për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
“Nënshkruhet marrëveshja në mbështetje të FSK-së në vlerë prej një milion euro me ministrin Armend Mehaj. Sot, si pjesë e Iniciativës sonë Aftësuese dhe Përmirësuese, #Ertüchtigungsinitiative: Gjermania do të sigurojë 10 kostume mbrojtëse për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe dy automjete të rrezikshme”, ka shkruar ambasadori në Twitter./21Media

Back to top button