Gjermania në mbrojtje të ushtarëve turq

414 ushtarë turq me leje qëndrimi në Gjermani

Shumë ushtarë turq që posedojnë pasaportë diplomatike kanë kërkuar azil në Gjermani së bashku me familjet e tyre ngase në vendlindje akuzohen për mbështetje të ‘puçit’ kundër presidentit Erdogan.

Gjermania deri më tani 414 ushtareve turq ju ka përgjigjur pozitivisht sa i përket leje qëndrimit në shtetin gjerman.

Sipas gjyqetarëve gjermanë disa prej ushtarëve ishin pjesë e projekteve të NATO-s të stacionuar në Gjermani, shkruan rtv21.tv.

Nga Korriku i vitit të kaluar pushteti turk në mënyre masive është në përndjekje të gjithë atyre që kanë mbështetur grushtetin ushtarak kundër presidentit Erdogan.

Në muajin Janar ministri i mbrojtjes së qeverisë turke Fikri ka kërkuar Gjermanisë të mos jep leje qëndrimi ushtarëve turq./21Media

Back to top button