Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Gjermania njeh pantentë shoferët e Republikës së Kosovës.
Bundesrat-it gjerman ka votuar pro konvertimit të patent shoferëve në seancën plenare të Bundesrat-it që u mbajt sot.
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Ambasada këtë e ka konsideruar si dhuratë në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani ka shkruar lidhur me këtë çështje. Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në Bundesrat mori 69 votat që bënë të mundshëm këtë.

Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patentë shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE./21Media

Back to top button