Gjermania: Njohim zgjedhjet edhe pa PD-në

 

Një tjetër deklaratë e fortë e ndërkombëtarëve vjen për bojkotin e opozitës në Shqipëri

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susane Shutc, tha se Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe në rast se Partia Demokratike nuk hyn në garë. “Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor, ky është një vendim i trishtuar për ne, por ne do ti njohim këto zgjedhje”, deklaroi Shulc.

Ky qëndrim i diplomates gjermane vjen pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu, tha se zgjedhjet janë legjitime dhe do të njihen edhe pa pjesëmarrjen e opozitës./21Media

Back to top button