Bilanci i dhunës në Kuvend, 5 persona në paraburgim, 7 ende të lirë!

Nga kamerat e sigurisë në Kuvend, janë identifikuar personat që kanë marrë pjesë në heqjen e bllokadës së vendosur në hyrje të paralmentit të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Gjithësej janë bërë 15 kallëzime penale për dhunë në kuvend. Me kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore, janë arrestuar 8 persona për hyrjen me dhunë në Kuvend, gjatë natës së 27 prillit. Pesë prej tyre janë dërguar në burgun e Shutkës dhe u është caktuar masë paraburgimi prej 8 ditësh, ndërsa 7 persona të tjerë ende po kërkohen nga organet e rendit.

“Përndryshe, më herët, PPTH Shkup kërkoi shpalljen e regjistrave qendrorë për arrestimin e të 15 personave për të cilat ekzistojnë bazë për dyshime për veprat penale të lartpërmendura, kështu që më 30.04.2017 nga liria u privuan tetë persona që u nxorën para gjykatësit të procedurës të paraprake. Për pesë prej tyre, gjyqi shqiptoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditësh, për njërin shqiptoi masën e paraburgimit shtëpiak, ndërsa për dy persona – masë kujdesi. SPB Shkup edhe më tej në koordinim me PPTH Shkup punon intensivisht në identifikimin e mëtutjeshëm të personave që morën pjesë në ngjarjen e 27 prillit”, nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, shkruan TV21.TV

VMRO-DPMNE i bën apel institucioneve kompetente që të mos arrestojnë njerëz pa nevojë, por të mbledhin fakte të mjaftueshme dhe më pas të veprojnë. Ndërsa nuk e lan pa e përmendur as ministrin e brendshëm Agim Nuhiun, duke e paralajmëruar që të mos bëj presion tek uniformat blu, që të arrestojnë sa më shumë njerëz, siç thanë ata, vetëm që të fitoj poenë politik.

“Ministria e Punëve të Brendëshme dhe Prokuroria duhet të jenë të vetëdijëshme se për të arrestuar ndokënd, apo për ta nxjerr atë para gjyqit, duhet të kenë prova të forta për kryerjen e verprës penale. E paralajmërojmë edhe ministrin e Brendshëm, Nuhiu të mos ushtrojë presion ndaj të punësuarve në ministri që me çdo kusht të arrestojnë sa më shumë njerëz pa bazë, me qëllim të fitimit të pikëve politike në partinë e tij dhe te elektorati” thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga Prokuroria Themelore bëjnë me dije se po ndërmerren veprime, dhe se për detaje do të prononcohen ditëve në vijim.

Të dyshuarve u ngarkohet akuza për kryerjen e veprës penale „pjesëmarrje në turmë e cila pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, e për këtë akuzë, pëson dënimi prej 1 deri në 5 vite./21Media

Back to top button