Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë një deklaratë të qartë për çdo plan të mundshëm për të dërguar trupa në Ukrainë, duke thënë se “nuk do të ketë trupa tokësore”.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë që vendet perëndimore të dërgonin trupa në Ukrainë.
“Në një debat shumë të mirë, ne diskutuam faktin se ajo që u ra dakord mes nesh dhe me njëri-tjetrin që në fillim vlen edhe për të ardhmen, domethënë se nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga vendet evropiane ose shtetet e NATO-s”, tha Scholz në margjinat e një ngjarjeje në Gjermaninë Jugore.
“Është e rëndësishme të vazhdojmë të sigurojmë veten për këtë”, shtoi ai.
Scholz tha gjithashtu se “ky diskutim i mirë dhe i detajuar” u mbajt në Paris dhe tha se samiti ishte “shumë unanim për këtë çështje”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?