Gjermania paralajmëron dozën e tretë të vaksinës

Gjermania planifikon të propozojë përdorimin e një doze të tretë të vaksinës kundërCOVID-19 për të moshuarit dhe të prekurit nga 1 shtatori, sipas një propozimi nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton AFP.
Draft-teksti gjithashtu propozon vaksinimin e fëmijëve dhe të rinjve të moshës 12 deri në 17-vjeç.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe ministrat e shëndetësisë të 16 landeve federale gjermane do të përfundojnë planin e hartuar nga drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, në një takim të hënën.
Siç është bërë e ditur, ekipet mobile të vaksinimit do të vizitojnë shtëpitë e pleqve për të vaksinuar përdoruesit e tyre me vaksina Pfizer/ BioNTech dhe Moderna, pavarësisht nga lloji i vaksinës që kanë marrë më parë.
Mjekët gjithashtu do të jenë në gjendje të vaksinojnë të moshuarit dhe pacientët me sistem imunitar të dobësuar.
Dokumenti citon hulumtimet e fundit që tregojnë se imuniteti i fituar nga vaksinimi dobësohet me kalimin e kohës, duke i vënë njerëzit në rrezik përsëri në rrezik.
Shkalla e infeksionit në Gjermani është aktualisht më e ulët se niveli në vendet fqinje, por ngadalësimi i vaksinimit ngre shqetësime pasi vetëm 52% e gjermanëve janë plotësisht të vaksinuar.
Të shtunën, ministri i Shëndetësisë ka deklaruar në Twitter se deri më tani çdo i pesti person i moshës 12 deri në 17-vjeç ka marrë dozën e parë të vaksinës kundërCOVID-19.
Instituti Robert Koch, institucioni gjerman për kontrollin dhe luftimin e epidemive, ka raportuar 2.097 infeksione të reja dhe një vdekje të dielën.
Gjermania ka raportuar mbi 3.7 milionë raste dhe 91.659 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button