Gjermania regjistron rreth 300,000 refugjatë nga Ukraina

Gati 300 mijë refugjatë që ikën nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.
Deri të premten, 294 mijë e 508 refugjatë ishin regjistruar nga policia gjermane, transmeton rtv21.tv.
Numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.
Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar./21Media

Back to top button