Rusia thotë se nuk do të ndërpresë ende furnizimin me gaz në Evropë

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të enjten duke thënë se vendet e huaja “jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë të ndërpriten furnizimet. Urdhri do të fillojë të prekë pagesat nga fundi i prillit.
Megjithatë, duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet e Evropës, transmeton rtv21.tv.
“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, atëherë furnizimi me gaz do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, jo, dhe nuk rrjedh nga dekreti”.
Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40% të importeve të gazit dhe 30% të naftës së saj, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë./21Media

Back to top button