Gjetja e mbetjeve mortore në Gjakovë

Do të bëhen sërish gërmime në lagjen Brekoc

Mbetje mortore janë gjetur sot në varrezat e qytetit të Gjakovës, të cilat janë me lokacion në lagjen e Brekocit ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë. Në afërsi të këtyre mbetjeve sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë, është gjetur edhe një uniformë ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në varrezat e qytetit në lagjen e Brekocit në Gjakovë ishte gërmuar edhe më herët, e nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit është konfirmuar se në këtë lokacion do të kryhen sërish gërmime./21Media

Back to top button