Gjiko dhe Fifi vijnë në bashkëpunim

Artistët Fifi dhe Gjiko kanë njoftuar se së shpejti do të publikohet projekti i tyre i ri.
Ditë më parë Fifi kishte zbuluar se është duke punuar në diçka të re dhe se do të jetë duet, por u la hapësirë ndjekësve ta zbulojnë emrin e artistit me të cilin do të bashkëpunojë.
Gjiko ka publikuar fotografi nga xhirimet e videoklipit të këngës se me Fifin.

Kujtojmë që, Gjiko së shpejti do të publikojë edhe bashkëpunimin me Nora Istrefin e Shkurte Gashin, ndërkaq Fifi po shijon suksesin e këngëve të fundit, po ashtu bashkëpunim, me Gent Fatalin “Pikturë” dhe me Tuna Sejdin “Melaqe”./21Media

Back to top button