Gjiko i kërkon Elitës të realizojnë një këngë së bashku

Reperi Gjiko po i kërkon bashkëshortës së tij, Elita Rudit që të sjellin një projekt muzikor së bashku.
Kështu ka bërë të ditur së fundmi Elita, e cila i është përgjigjur 10 pyetjeve më interesante të fansave të saj në ”Instagram”.
Një ndjekës e ka pyetur Elitën se a mendon ndonjëherë të krijojë një këngë me Gjikon, ajo është përgjigjur ”E kerkon po nuk po pranoji, a po gaboj”?.

Kujtojmë që, Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli janë martuar në vitin 2018 dhe së bashku kanë dy fëmijë, Zërin dhe Botën.
Ndërsa, sa i përket jetës profesionale të Gjikos, projekti i fundit muzikor nga reperi është ”Ça bone”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Lumin dhe Ledrin. Kënga është publikuar më 7 tetor./21Media

Back to top button