Kurti: Pas zgjedhjeve, do të kërkojmë sërish bashkëpunim për një president jopartiak

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë foli edhe për çështjen e presidentit.
Ai tutje tha se opozita ka penguar edhe proceset për zgjedhjen e Presidentit, duke e quajtur sjelljen e saj “bllokim të vazhdueshëm”.
“E edhe nga opozita kërkuam bashkëpunim për Presidentin, por ata nuk na e ofruan asnjë emër. Apo edhe kur flisnin për ndonjë emër, nuk i ofruan asnjë nënshkrim. Hapjes sonë ata iu përgjigjën me bllokim e vetëm me bllokim. Prandaj edhe quhen ‘blloku opozitar’”, tha ai.
Ai tha se pas zgjedhjeve do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.
“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, u shpreh Kurti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?