Gjilan, vdesin tre pacientë: një i infektuar me COVID-19, dy po prisnin rezultatet

 

Tre pacientë që ishin duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, kanë vdekur gjatë natës së kaluar. Njëri nga tre viktimat ishte pacient i cili ishte i konfirmuar me COVID-19.Ndërsa dy viktima tjera, të cilët kanë qenë duke marrë tretman në këtë Spital kanë qenë në pritje të rezultateve të testeve.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Është e vërtetë që në Spitalin tonë tre pacientë kanë humbur betejën, njëri nga ta ka qenë i konfirmuar me COVID-19, ndera dy të tjerët kanë qenë në pritje të rezultateve për të parë nëse ishin të infektuar”, tha Ismajli.

Deri më sot sipas shifrave zyrtare të IKSHP-së janë shënuar 236 raste të vdekjes, nga raporti 24 orësh i publikuar dje.

Aktualisht në Kosovë janë 3,588 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa në spitalet regjionale dhe në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 599 pacientë.Dje janë konfirmuar 224 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 9 viktima brenda 24 orëve./kallxo

Back to top button