Gjilani ndalon eskursionet e nxënësve jashtë shtetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njofton se në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës kanë marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve jashtë shtetit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai sqaron se substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes tyre dhe këshillit të prindërve.

Hyseni tutje sqaron se do të shohin alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!

Back to top button