Rama shkarkon drejtorin e Shërbimeve Publike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Rama ka thënë se ky vendim ka ardhur si pasoje e gjendjes aktuale alarmante në kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave, shkruan rtv21.tv.

“Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit, kam bërë përpjekje duke krijuar një Task Force dhe kam ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por përkundër kësaj mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë. Prandaj, kam vendosur që të ndërhyjë dhe të marrë përsipër zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ndërsa ka shtuar se ka një vit që në vazhdimësi kërkon nga drejtoria zgjidhje të kësaj situate alarmante, por përkundër të gjitha kërkesave gjendja nuk është përmirësuar, përkundrazi është përkeqësuar./21Media

Back to top button