Gjilani nderon me mirënjohje tri medalistet e Botërorit e Karatesë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka ndarë mirënjohje për tri medalistet Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu për sukseset që ato kanë arritur në Botërorin e Karatesë, bashkë me trajnerin e tyre, Alban Beqiri.  Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni i ka uruar për rezultatet e jashtëzakonshme dhe suksesin e këtyre karateisteve, e ka cilësuar si historik, duke u siguruar mbështetje institucionale për sukseset e radhës. përcaktuar./21Media

Back to top button