Gjilani përforcohet me mesfushorin nga Shqipëria
Klubi i futbollit Gjilani po vazhdon të përforcohet me lojtarë të rinj në prag të fillimit të edicionit të ri garues të Supërligës së Kosovës.
Skuadra e cila drejtohet nga trajneri Ismet Munishi sot ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Fabjan Beqja e cili në të kaluarën ka luajtur për skuadra shqiptare Teutën dhe Durrësin.
Mesfushori i krahut ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Gjilanin.