Gjilani rikthen kreun e tabelës pas fitores ndaj Feronikelit

Gjilani ka regjistruar një fitore me jo shumë mund në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës duke e mposhtur skuadrën në krizë Feronikelin me rezultat 3-1.
Krasniqi, Prekazi dhe Kqiku shënuan për skuadrën e Munishit duke siguruar një trepikësh që i rikthen ata në pozitën e parë në tabelë me 39 pikë, një më shumë se rivali lokal Drita.
Tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme i mori edhe Drenica e cila triumfoi ndaj Drenicës me rezultat 2-1 me gola e Zabergjas dhe Abazit, kurse golin e vetëm për vendasit e realizoi Hasanaj.
Drenica tani ka 27 pikë në vendin e pestë, kurse Dukagjini renditet në vendin e nëntë me 18 pikë.

Back to top button