Gjimnazistët braktisin mësimin për t’u bërë pjesë e protestës

Protestë masive e studentëve

Protestës masive të paralajmëruar nga studentët i janë bashkuar këtë të martë edhe gjimnazistët. Në Tiranë, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” kanë braktisur mësimin dhe i janë bashkuar protestës. Ndërkohë, edhe në rrethe ka pasur braktisje të mësimit.

Nxënësit e shkollës se mesme “Raqi Qirinxhi” në Korçë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestes së studentëve të Universitetit Fan S. Noli. Po ashtu edhe gjimnazistët e Elbasanit kanë braktisur mësimin. Ndërsa nuk kanë munguar në protestë edhe prindër apo qytetarë të ndryshme, raporton TV21

Studentët kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundërtën bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës./21Media

Back to top button