Gjipali: Kosova nuk duhet të përdorë fjalimin e Ramës për politikat e saj të brendshme

Reagime pas fjalimit të kryeministrit Rama në KE
Fjalimi i një ditë më parë i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg për raportin e Dick Mart që çoi në themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë, po komentohet gjerësisht në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Ky fjalim i kryeministrit Rama rihapi edhe diskutimin e marrëdhënieve Kosovë–Shqipëri dhe të liderëve të këtyre dy shteteve.
Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri Gledis Gjipali, tha se Kosova nuk duhet të përdorë këtë fjalim të rëndësishme të Edi Ramës për politikat e saj të brendshme. Kolegu Ilir Berisha fillimisht e pyeti Xhipalin për përmbajtjen dhe reagimet që erdhën pas këtij fjalimi./21Media

Back to top button