Gjira i reagon Mozzikut për këngën e re: Më vjen keq…

Një këngë me tekst emocionues dedikuar vajzës së tij është publikuar sot nga reperi nga Ferizaj, Mozzik.
“Të dua” titullohet kënga përmes të cilës Mozziku shfaq dashurinë që ka për vajzën, por njëkohësisht edhe mallin dhe dhimbjen që e ka pasi që pas ndarjes nga Loredana, Hana jeton me nënën e saj.

Pas publikimit të kësaj kënge, Mozziku mori komente të shumta nga adhuruesit e muzikës së tij, por edhe prej disa kolegëve.
Artistja Gjira Kajtazi, në Instagram ka shpërndarë këngën “Të dua”, teksa e ka përgëzuar Mozzikun për guximin e tij.
“Më vjen keq për çdo çift që nuk arriti me mbajt gjallë portretin familjar. Ky sinqeritet në këtë këngë në këtë kohë është shumë i rrallë. Mozzik të përgëzoj për guximin. Më la shumë përshtypje”, ka shkruar Gjira./21Media

 

Back to top button