Gjithçka gati për Manifesta 14

Manifesta 14 Prishtina do të mbahet për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor e do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Prej 22 korrikut deri më 30 tetor 2022 Bienalja Nomade Evropiane vjen në Prishtinë me një program artistik 100 ditor me performanca, evente dhe punëtori në rreth 25 hapësira të ndryshme të qytetit.
Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar ndërhyrjet artistike që do të mbahen në hapësira të ndryshme të Prishtinës.
“Në më pak se 10 ditë para hapjes së Manifesta 14 Prishtina, ju prezantojmë me ndërhyrjet artistike që do të mbahen në hapësira të ndryshme të Prishtinës. Zbuloni më shumë mbi atë që do të ndodhë dhe na ndiqni ndërsa shpalosim programin eventeve të ditëve të hapjes, së shpejti”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button