Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”

Federata e boksit e Kosovës ka njoftuar se bërë të gjitha përgatitjet për turneun e madh ndërkombëtar i 24 me rradhë “Adem Jashari”, që është në kalendarin zyrtar të EUBC dhe IBA “.
Sipas njoftimit, ky turne është nën patronatin e kryeministrit (Qeverisë). Turneu mbahet më 5 e 6 nëntor në Palestrën e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë.
“Gjysemfinalja 05 nëntor ora 16:00. Finalja 06 nëntor ora 12:00. Gjyqtarë: Agim Tahiraj,Agim Shala,Marigona Beadini,Rasim Rrustemi,Fadil Bekteshi ,Visar Ibrahimi,Granit Qorri,Agron Nushi,Luan Krasniqi,Fatlum Agushi,Filip Nue. Supervisor: Sima Viorel – Rumuni. Visor: Sylejman Voca . Mjeku kujdestar: Agron Kamberi,Haki Dragusha”, thuhet në njoftim.

Back to top button