Gjithçka që duhet të dini për shortin e sotëm të Euro 2024

Kur është, ku mbahet dhe si mund ta ndiqni? Të gjitha gjërat çka duhet t’i dini për shortin e sotëm të Kampionatit Evropian Euro 2024 i gjeni më poshtë.

Kur është shorti?

Shorti i Kampionatit Evropian Euro 2024 mbahet sot (2 dhjetor). Ceremonia e shortit pritet të fillojë nga ora 18:00.

Ku mbahet shorti?

Shorti do të mbahet te Elbphilharmonie në Hamburg të Gjermanisë. Hamburgu është njëri prej dhjetë qyteteve nikoqire të Euro 2024, dhe ku do të zhvillohen katër ndeshje të fazës së grupeve dhe një çerekfinale.

Si kualifikohen kombëtaret për shortin e Euro 2024?

Nikoqiri e Euro 2024, Gjermania kualifikohet automatikisht. 20 kombëtare të tjera, dy nga secili grup i kualifikimeve të këtij Evropiani kanë siguruar vendet e tyre.

Tri vendet e fundit të mbetura do të përcaktohen nga play-offi që luhet në mars të vitit 2024. 12 kombëtare marrin pjesë në play-off, bazuar në paraqitjet e tyre në Ligën e Kombeve 2022/23. Do të ketë gjashtë gjysmëfinale më 21 mars, të cilat ndjeken nga tri finale më 26 mars, me tre kombëtaret që fitojnë në këto ndeshje që e kompletojnë formacionin prej 24 kombëtareve.

Si funksionon shorti i Euro 2024?

Ekipet janë ndarë në një nga katër vazot (1, 2, 3, 4) përpara shortit, në përputhje me rezultatet e tyre në fazën e grupeve kualifikuese. Gjermania mikpritëse është vendosur në vazon 1, por nuk hidhet në short pasi ndahet automatikisht në Grupin A. Tre fituesit e mundshëm të play-off-it janë caktuar në vazon 4.

Gjashtë vazo të tjera (A, B, C, D, E, F) kërkohen për të tërhequr pozicionin e ekipit përkatës në secilin grup. Vazot B-F përmbajnë katër topa secila për të përfaqësuar pozicionet e disponueshme në secilin grup (p.sh. B1, B2, B3 dhe B4). Vazo A përmban vetëm tre topa për pozicionet A2, A3 dhe A4 në Grupin A, pasi Gjermania do të zërë pozicionin A1.

Back to top button