Gjoba ndaj mërgimtarëve për mosrespektim të Ligjit për automjete

Mjetet e regjistruara në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj që qëndrojnë në Kosovë përkohësisht, mund të jenë në trafikun rrugor jo më gjatë se tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë, kështu ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimit.
Sipas njoftimit të BKS-së, pavarësisht se vlefshmëria e policës së sigurimit mund të jetë më e gjatë, veturat e huaja me pronar të huaj nuk mund të jenë në trafikun rrugor të Kosovës më gjatë se tre muaj nga data e hyrjes.

“Byroja Kosovare e Sigurimit apelon të bashkatdhetarët që të respektojnë ligjin pasi që në të kundërtën sipas pikës 5 të nenit 41 parashihet gjobë ndaj qytetareve që bien ndesh me Ligjin për automjete”, thuhet në njoftim.
BKS-ja u ka rekomanduar mërgimtarëve që gjatë ardhjes në Kosovë ta marrin online policën e sigurimit – në mënyrë që të evitohen pritjet në sportelet e BKS-së nëpër pikat kufitare./21Media
 
Back to top button