81 vjeçari vrau gruan e tij, tha se nuk kujdesej për të
Një burrë i moshës 81 vjeçare nga Afyonkarahisar i Turqisë ka tentuar të vetëvritet dje pasi qëlloi me armë në kokë gruan e tij 51 vjeçare.
Raportohet se 81 vjeçari i cili tentoi të bënte vetëvrasje duke qëlluar veten me të njëjtën armë që vrau gruan e tij, u dërgua në Spitalin Shtetëror Haydarlı, por pavarësisht ndërhyrjes në spital ai ka vdekur.
Mësohet se i moshuari ka lënë një letër para se të tentonte vetëvrasjen ku ka shkruar se ka vrarë gruan e tij pasi nuk kujdesej për të./21Media