Gjoba për dy subjekte politike, shkelën rregullat antiCovid
19 Janar 2021
Dy subjektet politike, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë gjobitur me nga 2 mijë euro për shkak të mosrespektimit të masave antiCovid.
Këtë e bëri të ditur Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai tutje ka thënë se ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë./21Media
Askush mbi ligjin!
Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me…
Posted by Adonis Tahiri on Tuesday, 19 January 2021