Gjobë dhe 1 vjet burg për të akuzuarit për vjedhje të rëndë

 

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., për veprën penale vjedhja e rëndë në bashkëkryerje.

“Me datë 8 korrik 2018, në kohë të pacaktuar, në Prizren të akuzuarit në bashkëveprim në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me forcë e hapin derën e një lokali, dhe përsëri në një lokal tjetër depërtojnë me forcë në hapësirat e brendshme nga ku marrin para dhe largohen në drejtim të panjohur me çka të dëmtuarve i ‘u shkaktojnë dëme materiale të konsiderueshme”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Të akuzuarit janë dënuar me gjobë në shumë prej 500 Euro dhe burgim në kohëzgjatje prej 1 vjet.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Të akuzuarit E.Sh., dhe A.K., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen./21Media

Back to top button