Gjobë dhe heqje e patentës ndaj shoferit në Ferizaj
Policia e Kosovës dje ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, “Tejkalim i shpejtësisë” në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 102 km/h.
Shoferit B.I, 30 vjeçar, Policia i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vjet masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla, siç kanë theksuar ata, rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion./21Media