Demet Özdemir mori propozim për martesë në ditën e të dashuruarve

Aktorja turke, Demet Özdemir dhe burri i saj Oğuzhan Koç janë duke planifikuar dasmë.
Oğuzhan Koç i ka propozuar aktores me një surprizë që ka përgatitur për të dje, pikërisht në ditën e të dashuruarve.
Aktorja turke i ka thënë ”PO” propozimit të Koçit, ku ky i fundit i ka kënduar edhe këngën ”Larg botës”, në eventin e tyre, shkruan haber turk.
Dyshja kanë pozuar kështu para kamerave pas lajmit të mirë. Unaza e diamantit të Özdemir nuk kaloi pa u vënë re. U tha se unaza 4 karatëshe ishte projektuar posaçërisht për aktoren e njohur.

Çifti pritet të martohet këtë verë./21Media

Back to top button