Gjobë ndaj disa shoferëve në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në rrugën magjsitrale Ferizaj-Shtime, në fshatin “Slivovë” të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Në po të njëjtin lokacion, policia ka ndaluar edhe dy shoferë tjerë : G.K (M/K) i moshës 30 vjeçar dhe A.D (M/K) i moshës 26 vjeçar, ndërsa një shofer Sh.H (F/K) e moshës 42 vjeçar është ndaluar në fshatin Gjyrkovc të Shtimes, të cilët shkaktuan kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe nga 3 muaj heqje të patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

 

Back to top button